Akoma nuk ka emër për President

Sot u mblodh konferenca e kryetarëve ku u diskutua rreth datës së fillimit të raundit të parë të votimit.

Jorida Tabaku theksoi se “Mazhoranca nuk e ka legjitimitetin të zgjedhë një president vetëm. Procesi të jetë gjithë përfshirës. Çdo takim e diskutim duhet të ketë transparencë, nuk do zgjedhim një përfaqësues të PS, por individ që do ketë detyrën për të ruajtur sovranitetin. Duhej të niste me takimin e kryetarëve dhe më pas proceset e brendshme. T’i  japim këtij procesi seriozitet duke pasur vendimmarrje dhe jo fakte të kryera. Kam një kërkesë, procesi të ketë transparencë dhe gjithëpërfshirje dhe nuk mund të ndodhë me detyrim. Më vjen mirë që u caktua një datë për të dhënë kohë”, tha Tabaku.

Kurse Taulant Balla shtoi se raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të mbahet në datën 16 maj.

“Bie dakord me propozimin e Alibeajt, por mbledhja të konsiderohet vijuese. Pra data 16 të jetë raundi i parë i zhvillimit të procesit të votimit. Ndërsa data 10 të jetë data e nisjes së procesit,” tha Balla.

Ai theksoi se në datë 15 maj deri në orën 16:00 në Kuvendin e Shqipërisë do të dorëzohen emrat e propozuar si kandidatë për presidentë. Secili prej tyre duhet të ketë jo më pak se 20 firma, ndërkohë që asnjë deputet nuk mund të firmosë më shumë se një emër.

Deputetja Grida Duma tha se duhet që opozita të bëjë propozimin e saj.

Pra akoma nuk ka një emër dhe ajo që ka me rëndësi, një kandidat të pranuar nga palët politike në parlament.

Vetëm një njeri e di emrin e Presidentit, ai është Edi Rama.

SHKARKO APP