E ngarkuara me punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme
E dërguara me punë e Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, ka shkuar sot në Ministrinë e Brendshme.
Kjo vizitë vjen ndërkohë që ka nisur edhe faza e intervistimit për 14 kandidatët që garojnë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës.
Procesi po zhvillohet sipas rendit alfabetik, ndërsa i pari që është paraqitur për intervistë ka qenë Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrës.
Në garë për drejtimin e institucionit më të lartë të rendit në vend janë 14 kandidatë:
Afrim Tafa
Alfred Çepe
Arjanit Arapi
Elidon Çela
Gentian Berberi
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Lorenc Panganika
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Skënder Hita
Tonin Vocaj

