Akreditoi “Vitrinat”, çështja e ish-ministrit Tafaj shkon në Gjykatën e Lartë

Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, prej katër muajsh është nën hetim dhe është dërguar për gjykim në Gjykatën e Lartë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për abuzime me ligjin në kohën që ishte kreu i kësaj ministrie.

Lajmi konfirmohet nga organi qendror i akuzës, që tha në rrugë jo zyrtare se Tafaj dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën, por nuk provohet që nga vendimi i marrë prej tij, në kundërshtim flagrant me ligjin, të ketë patur përfitim financiar.

Sipas prokurorisë, abuzimet e ish-ministrit lidhen me një vendim që akreditoi disa programe në universitetin Vitrina, ndërkohë që ky universitet nuk i përmbushte kriteret.

Më herët, ish-ministrit i është komunikuar akuza nga prokurorët, por ai ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se nuk e ka konsumuar këtë vepër.

Prokurorët shprehen se posedojnë prova të cilat tregojnë se Këshilli i Akreditimit e ka kundërshtuar kërkesën e Vitrinës për të hapur këtë universitet, vendim i cili i është deleguar Tafajt, që në përfundim rezulton të ketë hedhur firmën pro universitetit

SHKARKO APP