Aksi Lezhë-Laç, 8 të plagosur nga përplasja e dy makinave, edhe dy fëmijë

Tetë persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre dhe dy fëmijë, pas përplasjes së dy mjeteve; një Golfi dhe një  Benzi në super-straden Lezhë-Laç. Aksidenti ndodhi pasditen e martës në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit. Sipas policisë dyshohet se shkaku ishte një parakalim i gabuar i mjetit tip Golf me të cilën udhëtonte një familje nga Tirana në drejtim të Lezhës. Dy nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë dhe u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë

Të plagosurit e tjerë morën mjekim në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga kjo ngjarje shkaktua trafik për një kohë të gjatë aq sa u desh ndërhyrja e policisë.

SHKARKO APP