FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Inagurohet aksi Ura e Çerenecit–Zgosht, që lidh Dibrën me Elbasanin

Rruga e re Bulqizë–Librazhd, aksi Ura e Çerenecit–Zgosht, hap një korridor të ri lindor që lidh Dibrën me Elbasanin, duke transformuar qasjen ndaj zhvillimit rural dhe turizmit malor.

Ky investim strategjik jo vetëm përmirëson ndërlidhjen mes dy qarqeve, por krijon një akses të ri të qëndrueshëm dhe të shpejtë drejt bukurive natyrore të zonës lindore, duke i sjellë më afër vizitorit malet, pyjet, kulturën dhe mikpritjen e komuniteteve vendase.

Rruga pritet të japë një shtysë të fortë për ekonominë lokale, nëpërmjet rritjes së fluksit të vizitorëve dhe hapjes së tregjeve të reja për produktet bujqësore, agroturizëm, shërbime dhe sipërmarrje familjare. Është një projekt që nuk sjell thjesht lëvizje më të lehtë – por lëvizje drejt zhvillimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?