Aksident afër TEG, vdes 55 vjeçari. Arrestohet shoferi 23 vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të mbikalimit të TEG-ut, në Tiranë. Policia bën me dije se një 23-vjeçar ka përplasur me makinë shtetasin E.P, 55 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Policia dyshon se i riu ka qenë me shpejtësi, duke rrëshqitur në asfaltin e lagur nga shiu.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.01.2024, në afërsi të mbikalimit të Teg-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasin E. P., 55 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

SHKARKO APP