Aksident fatal, dy humbje jete dhe 5 persona të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të premte në segmentin Milot-Rrëshen, në afërsi të Rubikut, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur rëndë pesë të tjerë. Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa shkaqet e përplasjes ende nuk janë bërë të ditura. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Rrëshen/Informacion paraprak

Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.)

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?