Aksident fatal në autostradën “Thumanë-Kashar”, në pranga drejtuesi i mjetit
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë orëve të natës në autostradën “Thumanë-Kashar”.
Një automjet i drejtuar nga shtetasi I.I., 22 vjeç, është përplasur me një tjetër mjet që drejtohej nga një 48-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, 48-vjeçari ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, i riu është vënë në pranga pas ngjarjes.
Në njoftimin zyrtar thuhet: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan shtetasin I.I., 22 vjeç. Më datë 18.02.2026, rreth orës 01:20, në autostradën “Thumanë-Kashar”, automjeti që ai drejtonte u përplas me automjetin që drejtohej nga shtetasi I.L., 48 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 48-vjeçari humbi jetën.”
KOHA JONË SONDAZH

