Aksident i frikshëm, 25-vjeçarja e dehur godet me makinë karburantin (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Sadjona Dervishi, banuese në Durrës rreth orës 23:40,në autostradën Durrës-Tiranë, tek një karburant, duke drejtuar automjetin tip Benz ka humbur kontrollin e mjetit duke u futur brenda në karburant dhe më pas është përplasur me reklamat e tij, raporton policia.

“Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore” ka publikuar në Facebook videon nga incidenti.

Për pasojë është dëmtuar vetë e reja, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Gjatë testit të alkoolit rezultoi se S.Dervishi ishte në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

https://www.facebook.com/HartaDigitaleEAksidenteveRrugore/videos/869173163221381/

SHKARKO APP