Aksident i frikshëm afër Shkëmbit të Kavajës, përplasen tre makina (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Kavajë – Durrës, pranë “Shkëmbit të Kavajës”. Mësohet se tre automjete janë përplasur, dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona që udhëtonin në njërën nga makinat.

Në pamjet që “BalkanWeb” ka siguruar nga vendngjarja duket se njëri nga mjetet ka përfunduar i përmbysur në rrugë.

“Rreth orës 20:20 në autostradën ‘Kavajë – Durrës’, janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar tre shtetas të cilët po udhëtonin me një prej mjeteve dhe aktualisht ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të aksidentit është krijuar trafik në autostradën Kavajë – Durrës, dhe uniformat blu po punojnë për normalizimin e situatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?