Aksident i frikshëm në aksin Lushnjë-BeraT (VIDEO)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lushnjë-Berat.

Nga përplasja e një furgoni pasagjerësh me një kamionçinë kanë mbetur të plagosur pesë persona mes të cilëve edhe shoferi i furgonit.

Siç shihet edhe në videon e përcjellë nga Oraneës ka qenë shumë e vështirë nxjerrja e shoferit pasi pjesa e përparme e furgonit ishte e shkatërruar.

Dyshohet se si shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e shoferit të kamionçinës. Ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP