Aksident i frikshëm në Gjirokastër, makina del nga rruga (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur tre persona.

Aksidenti ka ndodhur tek kthesa e Viroit, ndërsa tre të plagosurit me origjinë nga Vlora janë dërguar në spitalin Omer Nishani të Gjirokastrës.

Dyshohet se ka qenë lagështira e madhe në rrugë, ajo që ka bërë drejtuesin e mjetit të humbë kontrollin, dhe të përfundojë disa metra jashtë aksit kryesor rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihen ende identitetet e personave që kanë mbetur të plagosur.

Swiss Digital Mobile Reklama
Aksident i frikshëm në Gjirokastër, makina del nga rruga. Plagosen 3 persona

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?