Aksident i frikshëm në Greqi, maunia godet për vdekje dy shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën orët e para të së mërkurës, pas një aksidenti në një prej akseve kryesore të Athinës.

Momenti i aksidentit është fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe u transmetuan nga televizioni Alpha.

Sipas Mediave, viktimat janë Spiro Guri dhe Dhimitër Pabuko, të moshës 60 dhe 65 vjeç. Aaksidenti ndodhi në rrugën nacionale Kifisos, kur një maune kaloi barrierat ndarëse të rrugës dhe kaloi në krahun tjetër, duke u përplasur me dy automjete ku ndodheshin dy viktimat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksidenti ndodhi në orën 05,40 të së mërkurës. Drejtuesi 64 vjeçar i maunes është arrestuar. Sipas agjencisë së lajmeve ANA-MPA, dyshohet se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në njërën prej makinave ka qenë dhe një tjetër shtetase shqiptare, me moshë 34 vjeç, e afërme e viktimës Guri. Ajo është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në pavionin e reanimacionit në spitalin Atikon./Ora News

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?