Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, 2 të plagosur
Aktualitet E Diel, 15 Gusht 2021 06:24
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd.
Një autoveturë është përplasur me një kamion në vendin e quajtur Xibrakë. Si rezultat i përplasjes automjetete janë shkatërruar pjesërisht.
Ndërkaq raportohet se janë lënduar lehtë dy persona.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.



KOHA JONË SONDAZH

