Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë! Humb jetën drejtuesi i motorit
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të fshatit Kafaraj, në autostradën Levan-Tepelenë.
Një mjet ka përplasur një motor. Mësohet se ka mbetur i plagosur rëndë e më pas ka humbuz jetën drejtuesi i motorit A. A., rreth 45 vjeç.
Viktima po ecte me motor, kur u përplas fatalisht nga një automjet në lëvizje. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe mjekë të Spitalit të Fierit.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj, shtetasi Sh. Dh., 36 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin tip “Golf” është përplasur me motorcikletën që drejtohej nga shtetasi A.H., 55 vjeç, banues në Frakull.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motorcikletës shtetasi A.H. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.Dh dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.