Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot. Autobusi me pasagjerë del nga rruga pasi u godit nga kamioni
Një autobus me pasagjerë është aksidentuar me një kamion dhe ka dalë nga rruga.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 10: 20 , në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ishull Shëngjin ” janë përplasur mjeti tip kamion me mjetin tip autobus, ka marrë demtime të lehta një i mitur dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, pa probleme.
Drejtuesit e 2 mjeteve po shoqerohen në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes