Aksident i rëndë në aksin Llogara-Orikum, dy persona përfundojnë në spital
Një aksident ka ndodhur në aksin Llogara-Orikum, pasditen e kësaj të diele. Një automjet tip “Audi” me drejtues një 27-vjeçar është përplasur me një automjet tip “Mitsubishi”, duke bërë që të plagoset drejtuesi dhe pasagjeri i këtij të fundit.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Aksidenti ka shkaktuar një trafik të rënduar.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 16:45, në aksin rrugor Llogara-Orikum, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin A. V., 27 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Mitsubishi”, drejtuesi dhe pasagjeri i të cilit po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë marrë masa për qarkullimin e mjeteve me një rrugëkalim, deri në largimin e automjeteve të aksidentuara nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

