Aksident i rëndë në Berat! Përplasen dy makina, ndërron jetë një prej shoferëve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat, ku janë përplasur dy automjete dhe për pasojë ka humbur jetën njëri prej drejtuesve të mjeteve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 07:30, në fshatin Moravë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. P., 31 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin E. I., 50 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 50-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit.