Aksident i rëndë në Bulqizë – Dy të rinj transportohen drejt Tiranës
Aktualitet E Hënë, 13 Shtator 2021 15:54
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë Bulqizë.
Mësohet se dy të rinj janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë.
Ata ishin duke udhëtuar me një furgon, kur ai është përmbysur.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Qafë Bualli.
Dy të rinjtë të moshës, 25 dhe 27 vjeç po sillen me urgjencë drejt Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

