Aksident i rëndë në Dibër, humbet jetën një person dhe plagosen 3 të tjerë

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një aksidenti të rëndë me makinë, në Dibër, njoftoi policia lokale.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ku ka dalë nga rruga automjeti tip Volkswagen Pasat, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?