Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin, ndërron jetë vajza 8-vjeçe! 6 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur në afërsi të fshatit Bishqem.

Si pasojë 6 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një 8-vjeçare ka ndërruar jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E mitura ndodhej në makinën tip “Golf”, me targa të Gostivarit, ndërkohë që makina tjetër e përfshirë në aksident është me targa shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?