Aksident i rëndë në Itali, dy shqiptarë humbin jetën

Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy shqiptarëve në Itali. Një përplasje e fuqishme gjatë natës në autostradën mes Molfetta e Bitonto në Bari i mori jetën një gruaje shqiptare 56-vjeçe dhe një të moshuari 82 vjeçar, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende publikë nga mediat italiane.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit tjetër, një polic 44 vjeçar. Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ka qenë aq i fuqishëm sa burri ka dalë nga makina pas përplasjes, ndërsa gruaja ka mbetur e bllokuar brenda mjetit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, forcat zjarrfikëse dhe autoambulanca. Aksi ku ndodhi aksidenti u mbyll për kalimin e mjeteve të tjera për disa orë, ndërsa qarkullimi normal u mundësua vetëm mëngjesin e sotëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?