Aksident i rëndë në Krujë, 6 persona të plagosur dërgohen në spital
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë. Bëhet me dije nga burime për mediat se ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në Krujë, përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut, teksa dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë 6 persona janë plagosur.
Siç raportohet përplasja ka qenë aq e fortë sa makinat janë shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë autoambulanca e Laçit dhe ka dërguar të plagosurit në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

