Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në aksin Lezhë- Kallmet.

Në aksident u përfshinë një makinë BMW me targa TR 1770 L që drejtohej nga Shyqiri Balaj dhe një furgon tip Mercedes me targa AA 951 CH që drejtohej nga Aleksandër Gjonoca.

Drejtuesi i makinës BMW u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndërroi jetë pas disa orësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu është lënduar shtetasja M.N. 72 vjeçe, që ndodhej në furgon, e cila ndodhet në Qendrën e Traumave në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesi i mjetit furgon, Aleksander Gjonoca 46 vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për procedura të mëtejshme të arrestimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?