Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplas mësuesen dhe nxënësen

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Lezhës. Një nxënëse dhe një mësuese janë përplasur nga një automjet përballë shkollës “Kolin Gjoka”, teksa po kalonin rrugën për të shkuar në shkollë.

Nxënësja 16-vjeçare dhe mësuesja janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës dhe sipas informacioneve të para ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të aksidentuarat janë Elidona Gega dhe B.Çupi, ndërsa shoferi i automjetit është shoqëruar në polici.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtin e mjetit në komisariat, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?