Aksident i rëndë në Rinas, përplasen 4 makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në  rrugën e Rinasit.

Pranë urës së Kasharit mësohet se janë përplasur 4 makina, duke lënë të plagosur po kaq persona në gjendje të rëndë.

Një prej mjeteve mësohet se është ndarë përgjysëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të katër personat e plagosur janë sjellë me urgjencë në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si shkak i aksidentit është bllokuar dhe rruga e Rinasit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?