Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën 46-vjeçarja që po priste furgonin

Një aksident me pasoja fatale për një këmbësore ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:30, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat, Vau Dejës.

Sipas deklaratës të lëshuar nga policia, një mjeti tip Mercedez-Benz, me targë AA908LZ, i drejtuar nga 38-vjeçarja A. V.,banuese në Mëlgushë, Vau Dejës, përplasur Shpresa Shiman që ishte në këmbë.

Swiss Digital Desktop Reklama

46-vjeçarja Shima, banuese në Bushat ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Thuhet se viktima ishte duke pritur furgonin e mësuesve për të shkuar në shkollën e Bushatit, në momentin që u godit nga automjeti.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?