Aksident i rëndë në Shkodër! Makina përfundon në kanal, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Velipojë.

Raportohet se një person ka humbur jetën teksa po udhëtonte me një fuoristradë.

Mësohet se mjeti ka përfunduar në një kanal. Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa nuk është identifikuar ende viktima. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të Bërdicës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?