Aksident i rëndë në Tepelenë, 4 të vdekur dhe 2 të plagosur. Policia publikon emrat…
Nuk ndalojnë aksidentet me vdekje.
Një aksident tragjik me 4 persona të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur në Tepelenë. Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur rreth orës 19:00 të së dielës në “bypassin” e Tepelenës, poshtë kalasë së këtij qyteti, që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër.
Një automjet, duke ardhur në drejtimin jugor, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që qarkullonin në drejtim të kundërt.
Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore, bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë si pasojë e shiut.
“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.
Emrat e të vdekurve janë:
Riza Astrit Rapaj 42 vjeç
Lavdosh Bega 62 vjeç
Lefteri Bega 57 vjeç
Afërdita Bega 85 vjeç
Ndërkohë që të plagosur rëndë janë dy persona:
Jani Meta rreth 60 vjeç
Lavdie Ismail Meta 61-vjeç
Ka edhe 3 të tjerë janë të plagosur lehtë
https://kohajone.com/aksidenti-me-4-viktima-ne-tepelene-balla-i-pikelluar-zbatimi-i-rregullave-te-qarkullimit-detyrim-ligjor/