Aksident i rëndë në Tiranë, dy automjetet përfundojnë mbi trotuar

Një aksident i frikshëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Sipas raportimeve mediatike, dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Nga të dhënat e para mësohet se aksidenti është regjistruar tek rruga e “Porcelanit” kurse dy makinat kanë përfunduar mbi trotuar duke rrezikuar jetën e këmbësorëve.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ka persona të dëmtuar si pasojë e këtij aksidenti.

SHKARKO APP