Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas motorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në “Rrugën e Barrikadave” në Tiranë.

Bëhet e ditur se një motor është përplasur me një makinë tip ‘BMW’.

Uniformat blu të kryeqytetit ende nuk kanë reaguar për aksidentin në fjalë dhe nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:50, ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ambulanca.

SHKARKO APP