Aksident i rëndë në Tiranë, njëra prej makinave përfundon në trotuar

Mëngjesin e sotëm, një aksident automobilistik ka ndodhur në zonën e “Bryllit” në Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Përplasja ka qenë e fortë dhe kjo duket edhe nga pamjet, ku automjetet janë dëmtuar rëndë.

Njëra prej automjeteve, tip Benz, ka përfunduar mbi trotuar dhe është përplasur me një pemë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga aksidenti kanë pësuar lëndime të lehta drejtuesit e mjeteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?