Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, humbin jetën xhaxha dhe nip

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, në aksin Mjedë-Bushat.

Nga përplasja e dy makinave janë shënuar dy viktima, N.Prenga dhe N.Prenga.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë, shtetasi G.B, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dal nga rruga, duke ka përplasur dy këmbësorët, shtetasin N. P., 63 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi G. B., i cili ndodhet në Spital, për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi pas marrjes së ndihmës mjekësore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?