Aksident i rëndë në zonën e “Xhamllikut”, dy viktima

Viti i Ri ka nisur me viktima si pasojë e aksidenteve në rrugë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një automejt me shpejtësi përtej normave ka përplasur dy kalimtarë.

Dy viktimat janë ende të pa identifikuar. Aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur ‘Xhamlliku”.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca dhe forca të shumta policie  të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Tiranë/ Informacion Paraprak

Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M.

Si pasojë e përplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.Dy drejtuesët e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve që ndërruan jete.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?