Aksident i rëndë, plagosen 5 anëtarë të së njëjtës familje
Aktualitet E Martë, 28 Shtator 2021 15:30
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës dy të mëngjesit në afërsit të Urës së Matit në Lezhë.
Janë përplasur dy automjete dhe për pasoje kanë mbetur të plagosur 5 anëtarë të një familjeje që udhëtonin në të njëjtin automjet.
Dy prej të plagosurve janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, ndërsa rrugët e vendit tonë janë duke u përgjakur ditë pas dite.
KOHA JONË SONDAZH

