Aksident i rëndë rrugor në Rinas, një i vdekur e tre të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi pak orë pas mesnatës së ditës së sotme, në rrugën që të çon për në Rinas. Dy automjete janë përplasur mes tyre, ku për pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person. Policia konfirmon se 3 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.  Burime nga polica kanë bërë të ditur se viktima Albert Shtija, 31 vjeç, identiteti i të cilit është mësuar mëngjesin e së mërkurës. Ai udhëtonte në automjetin e tij tip Volsvagen, me targa “AA 777 FU”. Makina e tij u përplas me një “Benz” me targa AA 874 KU, ku shoferi tjetër Leon Kaza mësohet të jetë një ndër të plagosurit. Nga të dhënat e para, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia dhe lagështia në rrugë. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e këtij aksidenti me pasojë vdekjen e një personi, ndërsa të plagosur janë transportuar në spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP