Aksident i rëndë tek “Rruga e Kavajës”, makina përplas 4 kalimtarë
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme tek “Rruga e Kavajës”, në Tiranë. Nga fotot e mbërritur në redaksinë e Koha Jonë shihet makina ka përplasur 4 kalimtarë. Ata kanë marrë plagë të lehta.
Dy prej kalimtarëve janë dërguar në spital për mjekim, kurse dy të tjerë janë mjekuar në vend. Në aksident është përfshirë edhe një makinë me targa franceze.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë pritet që policia të zbardhë ngjarjen.


KOHA JONË SONDAZH

