Aksident i rrezikshëm, makina luksoze del nga rruga dhe…

Pasditen e kësaj të të mërkure një aksident i rrezikshëm është regjistruar në Tiranë, por për fat të mirë pa viktima. Aksidenti u regjistrua në “Rrugën e Elbasanit”, në afërsi të rrethrrotullimit të Fakultetit Ekonomik.

Automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë tensioni, të cilën e ka thyer.

Policia pasi mbërriti në vendngjarje bëri lëvizjen e automjetit të dëmtuar dhe nisi hetimet për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?