Aksident i tmerrshëm në Turqi, 10 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur

Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat në Turqi duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave dhe plagosjen e 73 të tjerëve. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia turke e lajmeve “Anadolu Agency”, e cila citon burime të Ministrisë së Shëndetësisë.

AA raporton se: Sipas vlerësimeve të para të paktën 10 persona kanë humbur jetën ndërsa 73 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentit hekurudhor në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu të provincës Tekirdağ në Turqi, njoftoi nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Eyüp Gümüş.

Gümüş në deklaratën për AA tha se vazhdon transferimi i të plagosurve nga toka the ajri në spitalet në Stamboll dhe Tekirdağ.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sipas vlerësimeve të para 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 73 të tjerë janë plagosur. Vazhdojnë punimet tona në lidhje me incidentin”, tha Gümüş duke treguar se në vendin e ngjarjes ndodhen rreth 100 autoambulanca.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?