Aksident i trefishtë në aksin Tepelenë-Gjirokastër, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur “Subash”.

Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë më shumë se dy automjete dhe bëhet me dije se ka të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjirokastër/Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth orës 19:40, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Subashit”, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet tip “Audi”, “Volkswagen” dhe “Ford”, automjeti tip “Ford” pas përplasjes ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?