Aksident i trefishtë në Kakavijë, ka të dëmtuar

Rreth orës 08:30 të së mërkurës në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur Kordhocë janë përplasur tre automjete.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip Mercedes Benz me targa AA 400 CV, me drejtues shtetasin I.B, automjeti tip Volswagen me targa AA 031 CG, me drejtues shtetasin B.K, si dhe automjeti tip Volswagen me targa AA 246 IM, me drejtues shtetasin A.M, banues në Këlcyrë.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit B.K dhe O.B të cilët ndodhen në spitalin rajonal “Omer Nishani” për ndihmë mjekësore, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?