Aksident i trefishtë në Tiranë, “Opel” u pret rrugën dhe përplas dy makina
Aktualitet E Martë, 5 Shtator 2023 10:09
Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Tiranë, në zonën e Bulevardit. Mësohet se një mjet tip “Opel”, i ka prerë rrugën dy makinave, duke i përplasur më pas ato.
Për fat të mirë nuk ka të plagosur rëndë, ndërsa raportohet për dëme materiale në të tre mjetet.
Sakaq pritet njoftimi i policisë për sqarimin e rrethanave të plota.