Aksident masiv në Fushë Krujë- Mamurras, përplasen 5 makina, tre të plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele ne superstradën Fushë Krujë- Mamurras.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë rreth 5 makina, dhe si pasojë janë plagosur tre persona.
Gjithashtu është plagosur rëndë 30-vjeçari Serxhio Hysa, i cili ka humbur njërën këmbë, ndërsa të lënduar janë edhe dy shtetas të tjerë.
I plagosuri është marrë nga autoambulanca e qendrës shëndetësore Fushë Krujë dhe është dërguar me urgjencë te Trauma.
KOHA JONË SONDAZH

