Aksident me 5 të plagosur në Librazhd, automjeti nga Maqedonia e Veriut

5 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të diele, në vendin e quajtur  “Kthesa e Murrashit”.

Sipas informacioneve të plagosur kanë mbetur 4 gra dhe një burrë, ndërsa mësohet se automjeti i aksidentuar është me targa të Maqedonisë së Veriut.

Pesë personat e përfshirë në aksident ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP