Aksident me 6 të plagosur, policia jep detajet e para

Një aksident ka ndodhur i rëndë është shënuar në Burrel, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ”Ish Agjensia”. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve (një 38 dhe një 34-vjeçar) dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Mat / Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 19.10, në vendin e quajtur “Ish Agjensia”, në Burrel, shtetasi A.L., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin L.K., 36 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?