Aksident me 8 persona të plagosur në Gjirokastër
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjirokastër-Kakavijë.
Ngjarja është shënuar në afërsi të Derviçanit, ndërsa kanë mbetur të plagosur tetë persona. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatin Derviçan, thanë burime nga policia. Mësohet se shtetasit e lënduar janë nga Elbasani dhe Gjirokastra. Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet.
Oranews ka publikuar disa foto të aksidentit, ku shihet sesi janë katandisur makinat nga përplasja e fortë.

KOHA JONË SONDAZH

