Aksident me disa të plagosur, 2 prej tyre transportohen me helikopter drejt Tiranës

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, pranë fshatit Dovalan. Policia bën të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Po ashtu njoftohet se si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy bashëshortet e tyre, shtetaset H.J., 55 vjeçe, dhe V.L., 66 vjeçe. Njëri prej çifteve u dërguan me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë mjekim më të specializuar. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Dibër / Informacion paraprak-Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan, janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit K.L. 68 vjeç, dhe N.J., 57 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe dy bashëshortet e tyre shtetaset H.J., 55 vjeçe, dhe V.L., 66 vjeçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetasi K.L., dhe bashkëshortja e tij shtetasja V.L., u transportuan me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?