Aksident me pasojë vdekjen në hyrje të Shkodrës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës para pak minutash ku një person ka gjetur vdekjen.

Aksidenti ka ndodhur në Bahçallëk, ndërkaq mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit Ç. H.

Njoftimi:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më datë 29.11.2018, rreth orës 13:15, në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër, tek stacioni i autobuzit, drejtuesi i mjetit Ç. H, duke drejtuar mjetin tip Golf, me targa AA161VC, ka aksidentuar me pasojë vdekje biçiklistin, P.B, rreth 60 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk” Shkodër

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka shoqëruar në ambjentet e D. V. P Shkodër drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?