Aksident me tre të plagosur në aksin Pogradec – Qafë Thanë

Tre makina janë përfshirë në një aksident rrugor në Pogradec, ku për pasojë janë plagosur tre persona, mes tyre edhe një i mitur. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Pojskë.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Janë përfshirë në një aksident rrugor mjetet tip “Benz” me targa AA 891 ST, mjeti tip “Volkswagen” me targa TR1101N me drejtues shtetasin A.Ç, si edhe një mjet i parkuar me targa YZO 9396. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, si edhe një shtetas i mitur i cili udhëtonte në mjetin tip “Benz” me targa AA 891 ST”.

Të plagosurit  janë transportuar në Spitalin e Pogradecit, për mjekim, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?