Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Velipojë, shefi i trafikut shtyp 60-vjeçarin
Një 60-vjeçar ka mbetur i vdekur në rrugë pas përplasjes fatale me një makinë.
Mësohet se viktima është Preke Kokli, i cili ishte duke i dhënë një motoçiklete. Ndërsa drejtuesi i automjetit mësohet se është Përparim Papa komandant trafiku në komisariatin e Malësisë së Madhe, i cili është duke dhënë dëshminë në polici. Shkak është bërë pikërisht mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor.
Njoftimi zyrtar
Humb jetën 60 vjeçari, ndalohet punonjësi i policisë i përfshirë në aksident
Në datë 26.07.2017, rreth orës 01:10 në segmentin rrugor Velipojë – Shkodër, në fshatin Mali Kolajve, Policia u njoftua se kishte ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe konstatuan mjetin tip ‘’OPEL’’, me targa AA798FI me drejtues mjeti Përparim Papa, i cili ishte përplasur me mjetin motorçikletë tip ‘Yamaha’ me targë SH 807 B. Për pasojë humbi jetën shtetasi P. P. 60 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë.
U arrestua në flagrancë shtetasit Përparim Papa, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë oficer i Policisë në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, Komisariati Policisë Malësi e Madhe.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 të Kodit Penal.

